Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Vlorë njoftoi se kanë përfunduar punimet në Urën e Prokopit. Punimet konsistonin në mirëmbajtje, restaurim dhe konsolidim të Monumentit të Kulturës, Kategoria I.
Ura e Prokopit gjendet në Himarë dhe është pjesë e paketës së mirëmbajtjes të Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Vlorë.
Tashmë ajo është plotësisht funksionale dhe një vlerë e shtuar ndër atraksionet kulturore të Himarës.
Monumenti ka rëndësi arkitektonike dhe historike. Kjo urë e shek. XVIII, me gjatësi 17.5m, gjerësi 3.8 m, hapësirë drite të harkut 6 m, emrin e ka marrë prej kishës që ndodhet në afërsi të saj, Kishës së Prokopit.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI