SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Përfytyrim i bukur i turizmit të jahteve dhe propaganda.

Nga Pirro NAÇI

Në një postim të Kryeministrit dhe të Ministres së Turizmit kishte një foto nga porti i Durrësit… Të dy politikanët ushqejnë parafytyrimin e bukur të turizmit të jahteve në Shqipërinë 2030 kur portet tona do të jenë kartolinat e vendit kampion të turizmit në rajon… Të ëndërosh është një gjë e mirë …Por , të ëndërosh me këmbë në tokë!!!…Në rajonin tonë, Italia përgjatë 7500 km bregdet, ka mbi 550 porte turistike, për një total prej 160 000 vendesh parkimi….Greqia ka mbi 170 porte turistike, me 25 712 vende ankorimi. Ajo ka një nga flotat më të mëdhatë të jahteve shumë të mëdha në botë.

Sipas të dhënave, nga afro 5000 anije të tilla 420 janë në pronësi të qytetarëve amerikanë, me rusët pasues me 180 dhe grekët në vendin e tretë me 120…. Italianët , grekët dhe shumë vende të tjera në rajon, ato ëndrat me sy hapur dhe kartolinat që pretendojmë për 2030-tën i kanë parë shumë e shumë vite më parë…

Unë habitem kujt i drejtohen me këtë llojë ‘’propagande’’!!! Kujt i shërben? Turizmit të paktën jo…Si mund të bëhemi kampion në rajon??? Po qe se zhvillimi i turizmit do të vijë me këto ëndrra dhe me këto opsione ok, le të shpresojmë edhe për drejtësinë …Hiqeni nga mendja të bëhemi ‘’kampion’’ dhe vendosni në mendje të bëjmë TURIZËM për së mbari…As Meloni as Qyriakos por as edhe Santanche dhe as Kefalioggianis, nuk i shikojë të merren për ditë dhe me orë me ‘’propagandë’’ për turizmin…Po, politikat qeveritare dhe zbatimin e tyre nga Ministritë përkatëse, po i shikoj…

error: