Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) bën të ditur se niveli i reshjeve që ka përfshirë vendin tonë gjatë këtyre ditëve të fundit, është i njëjtë me ato që shkaktuan përmbytjet masive në vitin 2010, por impakti i përmbytjes sot është sa 10% i asaj kohe.
Drejtori i KESH-it, Ergys Verdho deklaroi në një intervistë televizive, se “situata e reshjeve që paraqitet sot në vendin tonë, është identik skenari i 2010-ës”. Sipas tij, në Vaun e Dejës ekzistonin 3200 metër kub ujë për sekondë në 2010 dhe shkarkimet kanë qenë 107% e prurjeve natyrale.
“Pra janë shkarkuar rreth 340 metër kub për sekondë në fushë Shkodër. Impakti ka qenë shumë i madh në humbje hektarësh, diku rreth 14 mijë hektarë. Sot ne kemi të njëjtin skenar me 3500 metër kub për sekondë prurje natyrale. Kemi shkarkuar rreth 35-40% të prurjeve natyrale dhe pjesën tjetër e kemi çuar në rezervë energjetike”, deklaroi Verdho, teksa vuri në dukje se, “ky quhet menaxhim”.
“Është identik skenar i 2010-ës dhe impakti është 10% nga ai i 2010-ës”, tha ai.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI