Më 24 maj 1891, u themelua instituti i parë femëror në Shqipëri, “Kyrias”. Çelja e këtij instituti ishte kurorëzim i përpjekjeve të atdhetares dhe nismëtares së organizimit të arsimit shqip për femra, Sevasti Dako Qiriazi. Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave thekson se, Sevasti Qiriazi ishte gruaja e parë shqiptare që studioi në “Robert College” në Stamboll.

Pas studimeve, në vitin 1891, ajo u kthye në Shqipëri dhe ndihmoi në ngritjen e shkollës së vashave në Korçë. Së bashku me motrën e saj Parashqevi Qiriazin, ishin mësueset e para të shkollës së vajzave që u hap në vitin 1891 në Korçë.
Ka hartuar dhe redaktuar një sërë tekstesh shkollore bashkë me të shoqin, Kristo Dakon. Ka qenë pjesëmarrëse në të dy kongreset e rëndësishme që hodhën themelet e alfabetit dhe arsimit shqiptar, Kongresin e Manastirit dhe atë të Elbasanit. Ka bashkëpunuar ngushtë me grupet patriotike shqiptare që gjendeshin jashtë vendit dhe më së shumti me Ismail Qemalin.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI