Ngjarja e rëndë e dy gushtit që ndodhi në plazhin e Potamit në Himarë, tronditi mbarë opinionin publik.
Një ditë më parë u organizua një protestë, fillimisht para Ministrisë së Brendshme dhe më pas te Kryeministria, ku u ndezën dhe qinrinj.Ndërkohë, qytetarët kanë ndërmarrë një nismë tjetër, duke hapur një peticion që plazhi i Potamit të quhet “Sirena Jonada”.
Kjo nismë simbolike ka për qëllim kujtimin e përjetshëm të vogëlushes që iu mor jeta në plazhin e bukut të Jugut. Peticioni ka nisur të firmoset nga qytetarë të ndryshëm dhe nëse jepet leja nga Bashkia e Himarës, mund të ndodhë ndryshimi i emrit. Skulptori, autor i veprave të ndryshme, Adrian Pepa, është i gatshëm të bëjë skulpturën që do t’i përkojë emrit të ri të plazhit, nëse merr jetë dhe ligjërohet kjo iniciativë./CNA///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI