Një 32-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë greke, pasi policia i gjeti në shtëpi lëndë narkotike e llojit kokainë dhe hashash. Pak se të mbërrinte policia në banesën e tij, 32-vjeçar ka qëlluar me armë jashtë dhe brenda pallatit si dhe në derën e banesës së tij duke terrorizuar fqinjët, gruan dhe tre fëmijët e mitur. Sipas dëshmitarëve okularë, ai qëllonte dhe bërtiste njëherësh duke thirrur: “Po më përdhunojnë gruan, telefononi policinë, do t’i thyej të gjitha”. Më pas ai ka zbritur poshtë pallatit ku ka dëmtuar edhe hyrjen kryesore.
Sapo ka parë mbërritjen e policisë 32-vjeçari shqiptar ia ka mbathur, ndërsa efektivët kanë kontrolluar shtëpinë ku ka gjetur edhe drogën që shqiptari kishte fshehur.
Sipas fqinjëve, gjithçka ndodhi kur 32-vjeçari shqiptar filloi të qëllonte fillimisht jashtë pallatit dhe më pas rreth tre herë të tjera brenda saj. Nga qitjet me pistoletë nuk raportohet për të lënduar.///
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi