-Disa trafikante shqiptaro-grek transportun 320 kg kanabis ne Korfuz . Por sapo jane diktuar nga sherbimet e policise korfiote u përpoqën ta fshehin në një plazh në Dassia. Pritesi i mallit u arrestua por transportuesit munden te largohen .
Operacioni policor u krye në orët e mbrëmjes të se dielës (27 dhjetor në Korfuz, nga oficerë policie të Departamentit të Prokurorisë të antidroges dhe Nën-Drejtorisë së Sigurisë së Korfuzit.
Burtime nga ishulli grek thae se policia bllokoi rreth 320 kg kanabis qe ishte nisur nga brigjet e Sarandws. Një hetim disa mujor është kryer për të gjetur qarqet e organizuara të trafikut të drogës në vijën bregdetare verilindore të ishullit të Korfuzit.
Siç doli, nga hetimi i deritanishëm i policisë, sasia e drogës u transportua dhe iu dorëzua shqiptarit , pak para arrestimit të tij, duke përdorur dy skafe (tip jet ski) që ishin afruar në plazhin ku u zhvillua operacioni.
Personi i arrestuar u dërgua në Prokurorine Publike të Korfuzit por mjetet e shpejta te transportit nuk u bllokuan dot pasi u larguan me shpejtësi .////
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi