Policia e Shtetit sqaroi se lajmi i i publikuar në rrjetet sociale, ku pretendohet se një fugon ka pasur në brendësi pako ushqimore, të cilat mund të shpërndahen tek banorët në Memaliaj dhe se është ndaluar nga përfaqësues të një subjekti politik është i pavërtetë. Sipas policisë, ditën e djeshme rreth orës 21:20, shërbimet e Policisë, kanë verifikuar një furgon për probleme policore, të cilat nuk kanë lidhje me fushatën zgjedhore.
Automjeti tip furgon në asnjë moment nuk është ndaluar nga individë të tjerë, por vetëm nga shërbimet policore. Gjatë verifikimit nuk është gjetur asnjë send i paligjshëm në automjet.
Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin e medies dhe përfaqësuesve politikë që mos të publikojnë lajme të pavërteta, por të kërkojnë informacion zyrtar pranë strukturave policore.
Njëkohësisht Policia e Shtetit do të veproj konform ligjit ndaj cilitdo që kryen veprime në kundërshtim me ligjin, duke ndaluar automjete dhe duke ushtruar presion mbi qytetarët. Policia e Shtetit fton qytetarët dhe përfaqësuesit e subjekteve elektorale, që për çdo dyshim a paligjshmëri që cënon procesin zgjedhor dhe të drejtën e votës së qytetarëve të denoncojnë pranë strukturave policore duke ju garantuar reagim të menjëhershëm e profesional.///
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi