Policia e Tiranës njoftoi sot se rreth orës 12:00, në rrugën “Çamëria”, dyshohet se, për motive të dobëta, është goditur me grusht gazetari, Ilir Demaliaj, i cili është transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Sipas policisë, pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe, falë veprimeve të shpejta hetimore, është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit R. S., i cili është shpallur në kërkim. Vijon puna intensive për lokalizimin dhe kapjen e tij.
Në vijim të veprimeve procedurale, është bërë bllokimi dhe sekuestrimi i automjetit të përdorur nga autori i dyshuar.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të ngjarjes.///
ME SHUME LAJME
Nëna e studentit Klevis Meta: “Mos na i vrisni fëmijët!”
Rama: Neutralizuam një dron me eksploziv që do godiste Kryeministrinë
Rama: Jam përpjekur të mos bie në kurthin e ngritur të dhunës që kërkon gjak