“Shtëpia e Midhjeve”, një destinacion gastronomik i vendosur pranë Sarandës, është vlerësuar me vendin e dytë në kategorinë “TEA’s Gastronomy Award” në ceremoninë prestigjioze TEA Awards 2026.
Sipas Agjencisë Kombëtare të Turizmit, ky vlerësim e rendit “Shtëpinë e Midhjeve” ndër destinacionet më të vlerësuara gastronomike nga vizitorët dhe përdoruesit e aplikacionit TEA.
E njohur për kombinimin e produkteve të freskëta të detit Jon, traditës lokale dhe mikpritjes shqiptare, “Shtëpia e Midhjeve” ofron një eksperiencë unike kulinare për vizitorët vendas dhe të huaj.
AKT thekson se ky vlerësim përbën një dëshmi të cilësisë dhe përkushtimit në promovimin e gastronomisë shqiptare, si dhe të potencialit në rritje të turizmit kulinar në vend. (Gjergji MIMA)///
ME SHUME LAJME
Palasë Himarë. Kanosi bashkëshorten arrestohet 40-vjeçari
Nga Karaburuni te Syri i Kaltër e Butrinti, mbi 494 mijë vizitorë në zonat e mbrojtura të qarkut Vlorë
Kartolinë gushti nga Saranda e kroçerave