SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Politika. Salianji: “Berishës s’ia ka lënë babai PD-në”, Absurde që një kandidat të përjashtojë kandidatët e tjerë nga gara

Ish-deputeti i PD-së Ervin Salianji ka dhënë intervistën e tij të parë pas mos pranimit në garën për zgjedhjet për kreun e PD-së në Euronews.

Salianji ka thënë se Berisha ka kapur sipas tij partinë dhe është në bashëkpunim me Kryeministrin Edi Rama.

“Unë nuk pres zbutje nga dikush, sepse nuk ia ka lënë babai atë. Ajo është investim i miliona shqiptarëve dhe demokratëve. PD është aset publik; unë nuk pres që pronari të më japë leje për të hyrë në pronë. Ne jemi bashkëpronarë të gjithë anëtarët e PD-së.

Unë e kam rritur dozën, sepse është ekspozuar. Lëvizja ime ka ekspozuar një gjë, që jemi në një regjim Rama-Berisha. Rama kontrollon institucionet bashkë me këtë zotërinë, sepse Rama ia ka dhënë vulën me të njëjtën trupë gjykuese që më çoi mua në burg.

Do të vazhdoj betejën politike duke i pyetur demokratët: pse ka frikë ai kur ka mbështetje? Pse është frikacak në këtë moshë? Ka 36 vite që dominon PD-në, pse ka frikë?

Po kush është ky në fund të fundit? Ky është një kandidat që përjashton kandidatët e tjerë. Imagjinoni, thotë kam dalë, kam folur të vërteta që thuhen kudo në kafene.

Si mendoni ju se do hyjë në garë me “Sali Kolltukun” dhe do të them se është i jashtëzakonshëm, meqë na ka humbur? Meqë e bëri listën e kandidatëve për deputet siç deshi vetë, meqë bashkëpunon me Ramën, sepse kanë dalë hapur dhe bëjnë “turp” Sali Kolltuku me Edi Ramën.”-tha Salianji.(Java)///

error: