Kreu i grupit parlamentar demokrat në Kuvend Myslim Murrizi, i ftuar mbrëmjen e sotme në ABC news, ka komentuar zhvillimet e fundit sa i përket Reaformës Zgjedhore.
Murrizi theksoi se nuk do ta votojnë draftin e miratuar nga Këshilli Politik, ndërsa shtoi se e vetmja mënyrë që ky draft të mos kalojë nga Parlamenti, është referendumi.
“Një mundësi të vetme ka që të mos kalojë në parlament është referendumi. A kanë këllqe këta që të shkojnë te qytetarët. Po kanë këllqe unë u kërkoj falje dhe të shkojmë në referendum. Nuk kanë asnjë votë. Nuk e di ku do e votojnë.
Një mundësi kanë që realisht të tregojmë diçka të shkojnë të referendumi. Kjo është mundësia më ideale.
Rama nuk i ka 84 vota. Këta bëjnë si sharlatanë politikë, që kanë kandiduar 3 vjet në 6 parti, nuk e di. Nëse Rama apo cilido do të trafikojnë votat në Parlament për të ruajtur mostrafikimin e votave te qytetarët është një gjë e pamoralshme që në gjenezë. Nëse e bëjnë, nuk është hera e parë.
Unë i qëndroj fort kauzës time, kërkojmë lista të hapura. Votat ti numërojnë”, u shpreh ai.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI