atari njoftoi se ka përfunduar stadiumin e tretë nga tetë të tillë për Kupën e Botës 2022, duke e festuar përurimin e tij vetëm me një program televiziv për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Stadiumi “Education City” me 40 000 vende është i vendosur në zonën al-Rayyan, në periferi të kryeqytetit, Doha. Aty do të zhvillohet çerekfinalja e kampionatit.
Katari do të ketë tetë stadiume, që do të përdoren në turneun e vitit 2022.
“Ndërsa bota vazhdon hapat drejt kthimit të jetës në normalitet, ne jemi të sigurt se ditët e ardhshme do të jenë më të mira”, deklaroi emiri Tamim bin Hamad Al Thani, në një mesazh televiziv.//
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI