Kryeministri Edi rama ndau sot lajmin e mirë se, prej 1 tetorit, çmimet e “Internetit Roaming” mes Evropës dhe Ballkanit Perëndimor janë ulur mesatarisht deri 99%.
Rama u shpreh se këto çmime janë konkretizuar pas firmosjes së marrëveshjes në samitin historik të dhjetorit në Tiranë.
Në kuadër të Samitit BE – Ballkani Perëndimor që u mbajt më datë 6 dhjetor 2022 në Tiranë, u nënshkrua Marrëveshja Roaming, e cila i hapi rrugë nisjes së procesit për heqjen e tarifës roaming mes vendeve të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor.
Marrëveshja u nënshkrua në prani të 6 udhëheqësve të Ballkanit Perëndimor, Presidentit të Këshillit Europian, Charles Michel, Presidentes së KE-së, Ursula von der Leyen, Komisionerit për Fqinjësinë dhe Zgjerimin Olivér Várhelyi dhe Sekretares së Përgjithshme të Këshillit Rajonal të Bashkëpunimit, Majlinda Bregu.///




Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqip
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi