Institucioni i Presidentit të Republikës ka reaguar në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e pjesës së dekretit që përcaktonte datën e zgjedhjeve vendore në Bashkinë e Tiranës më 9 nëntor.
Në një njoftim për mediet, Presidenca thekson se respekton plotësisht vendimin e Gjykatës Kushtetuese, që ka pezulluar përkohësisht këtë pjesë të dekretit me nr. 350, datë 01.10.2025.
“Në përgjigje të interesit të mediave, ju bëjmë me dije se Institucioni i Presidentit të Republikës respekton vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e pjesës që përcakton datën e zgjedhjeve vendore në Bashkinë e Tiranës të dekretit me nr. 350, datë 01.10.2025”, thuhet në reagimin zyrtar të Presidencës.
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese vjen pas kontestimeve të ngritura mbi procesin zgjedhor në kryeqytet dhe pritet të shqyrtohet në themel në një seancë të ardhshme. Deri atëherë, procesi i zgjedhjeve në Tiranë mbetet pezull.(Eva XHAJANKA).///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI