Drejtoria e Policisë Vendore Tiranë ka nisur sot procedim penal për një 24-vjeçar nga Tiranë me akuzën për “Keqtrajtimi i kafshëve”.
Policia e Tiranës sqaroi se 24-vjeçari nga Zallbastari, nxiti kafshët e tij shtëpiake (qentë) që të sulmonin njëri-tjetrin, filmoi pamjet dhe i publikoi në rrjetet sociale.
“Pas videos së publikuar në rrjetet sociale, në të cilën shfaqeshin disa qen që sulmonin njëri-tjetrin, ju bëjmë me dije se nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, bazuar në pamjet filmike, u bë identifikimi dhe shoqërimi në ambientet e Policisë, i shtetasit R. M. Në vijim të veprimeve u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin R. M., 24 vjeç, banues në Zallbastar, Tiranë, për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshëve”, thuhet në njoftim. ///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI