Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë, pas publikimit të pamjeve filmike, ku një 36-vjeçar në ambientet e banesës keqtrajtonte një kafshë shtëpiake (qen), ka referuar materialet në Prokurori për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshës”.
Sipas policisë, 36-vjeçari A.K është aktualisht me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për veprat penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.///
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi