Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njoftoi të hënën se kishte marrë vendim për shkarkimin nga detyra të prokurorit të Gjirokastrës Emror Kasaj, pas dy seancash dëgjimore dhe hetimit në të tri kriteret.
Kasajt, i cili u hetua fillimisht vetëm në kriterin e pasurisë dhe më pas në dy kriteret e tjera, iu vunë në dukje disa transaksione të komplikuara dhe mungesë burimesh pët të mbuluar pasurinë. Atij po ashtu i kaloi barrë prove edhe në dy kriteret e tjera. Gjatë seancave dëgjimore Kasaj këmbënguli se kishte burime të ligjshme për pasurinë, mohoi problemet e figurës dhe profesionalizmit dhe pretendoi se ishte treguar naiv sa i përket disa trasaksioneve në blerjen e një trualli.
Komisioni, që sipas relatimit i kishte kaluar prokurorit barrë prove për deklarim të rremë dhe mungesë burimesh financiare, analizoi se përfshirja e prokurorit në këto transaksione kishin sjellë “cënim të besimit të publikut te drejtësia”. Prokurori i Gjirokastrës u hetua nga një trupë e kryesuar nga Xhensila Pine, me anëtare Valbona Sanxhaktarin dhe relator Olsi Komicin. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte i pranishëm Steven Kessler.
Emror Kasaj e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2000, si oficer i Policisë Gjyqësore. Prej vitit 2015, ai ushtron funksionin e prokurorit në Prokurorinë e Rrethit Gjirokastër///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI