Nga Dinos CHRISTIANOPULOS
Poeti, Dinos Christianopoulos, shkruan një tekst për injorancën dhe hipokrizinë.
KULTURALËT JANË INTELEKTUALË që i kushtojnë më shumë rëndësi dijes dhe informacionit dhe më pak ndjenjës dhe përvojës. C’kanë mësuar apo nuk kanë mësuar ka më shumë vlerë për ta sesa gjykimi i tyre i saktë. Kulturalët gjenden në të gjitha epokat. Në Greqinë e lashtë tallet shumë keq me ta Aristofani, sepse ata gjithmonë përdornin fjalë të reja dhe të çuditshme për të ngatërruar njerëzit. Dhe sofistët ishin një lloj kulturistësh të kohës së tyre, sepse i kushtonin shumë rëndësi dijes dhe jo gjykimit të shëndoshë.
POR edhe më herët, kur thoshim “INTELEKTUALET” apo “Njerëzit e letrave”, ndjenim diçka si siklet dhe bezdi, sepse e kuptonim që këta njerëz i ishin larguar shumë shumë jetës në emër të artit.
Ata mendonin se, ngaqë ishin njerëz të letrave, duhej të flisnin me një fjalor të veçantë, të kuptonin njëri-tjetrin, edhe nëse të tjerët nuk i kuptonin. NË ANALIZËN PËRFUNDIMTARE KULTURALET janë pseudo-te mesuar. Vetëm një person i pseudo-edukuar mund të përdorë një fjalor që trondit dhe befason, ose, duke përdorur fjalë dhe fraza të bukura për të lënë përshtypje, ndërsa thellë brenda nuk e zotëron gjuhën dhe nuk e përdor siç duhet.
ATE CKA SOT e quajmë gjuha e kulturistëve është një përzierje fjalësh të reja, fjalësh të huaja të papërkthyera dhe fjalësh të huazuara nga shkenca të ndryshme, p.sh. “permutacioni i nomenklaturës demi”. Me një (qull) perzierje të tillë në fund nuk kuptojnë gje as ata, dhe as ne sigurisht. Merrni për shembull fjalën ‘strukturë’ që i referohet hapësirës, ndërsa fjala ‘proces’ i referohet kohës. Po sikur të lexoni papritur “proceset strukturore” ose “strukturat procedurale”?
U kërkuan disave ta shpjegonin, por askush nuk mundi. Sepse siç e kuptoni bëhet fjalë për barufe. Pra, çfarë mund të nënkuptojnë këto dy fraza, kur në secilën mbiemri mohon emrin? Por, çka nëse kjo frazë bëhet një fjali e plotë? Lexo pra: “Kur proceset strukturore veprojnë si frenues në hapësirën e pasmodernes…”. Çfarë mund të komentohet për këtë fjali? Para së gjithash, sa njerëz e njohin termin “pasmoderne”? Dhe pastaj, çfarë ndodh saktësisht brenda hapësirës së “postmodernesë”, nëse funksionojnë apo jo “proceset strukturore”?
KËTO JANË të pakuptueshme dhe për atë që i shkruan dhe për atë që i lexon. Ata janë alaburnezika. Dhe mendoni se, si kjo frazë, janë me mijëra, të cilat verifikojnë tre karakteristikat e kulturistëve: Së pari, se nuk i dinë mirë fjalët dhe kuptimet e tyre (dikush e ka shkruar fjalën “habitat” dhe ka menduar “veshje”!). së dyti duan të shqyejnë të tjerët me fjalë të ndryshme të pakuptueshme dhe
së treti, nuk e kanë honepsur fare atë që thonë. Dhe vec kesaj që nuk ia dalin as me sintaksë dhe ngatërrohen. SIGURT KONFUSIONI EKZISTON SE PARI NË MENDJE. Mirëpo, me këto dhe me këto arrijnë të komplikojnë sa me shumë e ndonjëherë edhe të gjithë, ndërkohë që kontribuojnë që gjuha jonë të shkojë në ferr.
DIKUSH MUND TË PYETË, se meqë pranojmë shkrimin hermetik të disa poetëve, pse të mos pranojmë edhe mënyrën e vështirë të kuptueshme të të shkruarit të kulturistëve? Nga një këndvështrim, edhe poeti, pavarësisht teknikës që ndjek, duhet të shkruajë në mënyrë të kuptueshme, në mënyrë që lexuesi ta kuptojë. Sepse, çfarë ta bëjmë poezine, kur ura e komunikimit me lexuesin nuk ekziston?
Çfarë të bëjmë me poezitë hermetike, kur askush nuk i kupton? Dhe meqë nuk na thonë asgjë, si mund të na mallegjejne?
SIGURISHT POETI JUSTIFIKOHET TË SHKRUAJE DHE TË SHPREHE VETEN E TIJ, edhe pse mund të thuhet se një poet që shprehet në pamundesine e kuptimit nga lexuesit, çfarë poeti është ai? Dhe nëse surrealizmi qe në fjalinë e parë u shpreh duke kaluar caqet, po surrealistët e sotëm të përdhunimit, cfare do shprehin me ato qe cu vjen ne mendje e shkryajne kuturu? Mirëpo, mendimtari, ngaqë nuk ka as justifikimin e frymëzimit dhe ngaqë synimi i tij është të bisedojë me lexuesin, nuk duhet të jetë i papërgjegjshëm si poetët modernë.
DISA pretendojnë se keshtu GJUHA JONË PASUROHET, ndërsa thjeshtësia dhe qartësia e mbajnë gjuhën të ndenjur. Por nëse pasurimi i gjuhës bëhet shkaku i triumfit të pakuptueshmërisë, a duhet të preferojmë disa fise të Afrikës që komunikojnë vetëm me treqind fjalë? SHKAKTARI I KËTIJ FENOMENI nuk është vetëm për shkak të gjysmënjohjes së shumicës së kulturistëve, por edhe të egoizmit të tyre.
Këta njerëz nuk do të munden kurrë të dëgjojnë më shumë se sa flasin, të mendojnë më shumë se nga atë c’ka shkruajnë, dhe ta kalojne çdo informacion në sitën e gjykimit. QË TË NDODHË KJO, AI DUHET TË JETË I PËRULUR, të mos mendojë se di gjithçka dhe askush tjetër. Mos thoni vazhdimisht “Unë mendoj”, “Unë besoj”, “Unë kam një mendim” dhe të ngjashme.
E majta dhe e djathta, gazetat dhe televizioni, dhe ortodoksë e neo-ortodoksë përshtaten në këtë qark të shkurtër të gjysmëdijes dhe egoizmit. **
(Dinos Christianopoulos lindi në Selanik (20 mars 1931). Ai është poet, shkrimtar, eseist, përkthyes, studiues, folklorist, botues dhe kritik libri grek. Emri i tij i vërtetë është Konstantinos Dimitriadis. Poezitë e tij janë përkthyer në disa gjuhë. Në vitin 2011 refuzoi të merrte Çmimin Shtetëror për Letërsinë 2011. “Nuk dua as çmimet dhe as paratë e tyre”. Përgjigja e tij bëri më shumë zhurmë sesa vetë çmimi në një shoqëri që nuk i dëgjon më poetët e saj. https://www.dinfo.gr. Ai ndërroi jetë më 11 gusht 2020 në Selanik./Përgatiti: Vasilika IFANDI- srandaNews.al///
ME SHUME LAJME
Sarandë. Mbërrin krocera e parë me turistë për vitin 2026-n.
Sociale. Shqipëria po zbrazet. Bie me 35% numri i lindjeve brenda një dekade
Rregullat për plazhet. Zbardhet kontrata e re, gjoba deri në 400 mijë lekë dhe rastet kur prishet kontrata