/- Abetarja e përbashkët Kosovë-Shqipëri, ka filluar të shpërndahet nëpër shkolla.
Kopertina e abetares që do të jetë këtë vit mësimor në të gjitha shkollat e Shqipërisë dhe të Kosovës është publikuar nga Radio Televizioni i Kosovës marrë nga shtëpia botuese “Dukagjini”.
Ndërkohë, Edona Kutleshi nga Zyra për Informim në Ministrinë e Arsimit, në një prononcim telefonik për RTK- në ka sqaruar se shpërndarja e Abetares nëpër shkolla është duke u jetësuar.
Në muajin korrik, ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), Arbërie Nagavci deklaroi se nxënësit e klasës së parë në shkollat e dy shteteve, Shqipëri dhe Kosovë nga ky vit do të mësojnë me një abetare të përbashkët.
Ajo ka sqaruar se kanë përfunduar të gjitha procedurat dhe se nga 1 shtatori së bashku me ministren e Arsimit dhe Sportit të Shqipërisë, Evis Kushi do ta përurojnë abetaren e përbashkët të dy shteteve.
“Sa i përket abetares së përbashkët, edhe për këtë kanë përfunduar të gjitha procedurat. Kemi kërkuar nga shtëpia botuese që kopja digjitale të dërgohet në shkolla, në mënyre që mësuesit e klasës së parë të përgatiten dhe të punojnë suksesshëm me këta nxënës”, ka deklaruar ministrja./atsh///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI