Një tjetër tragjedi nga pakujdesia ka ndodhur ditën e sotme në Himarë, aty ku raportohet se një skaf ka aksidentuar një të mitur, i cili ka ndërruar jetë. Bëhet fjalë për një fëmijë 5 vjeçar.

Aksidenti ka ndodhur në zonën e Potamit dhe drejtuesi i mjetit lundrues është shtetasi A.T. banues në Himarë, i cili është arrestuar. Ky është rasti i tretë brenda një muaji që skafet në plazhet e Shqipërisë aksidentojnë pushuesit. Fëmija me origjinë nga Vlora jetonte jashtë me familjen e tij, por ishte kthyer në atdhe për pushime. Drejtuesi i skafit, me inicialet A.T., është shoqëruar në polici ku po kryhen procedurat për arrestimin e tij.

“Sot, rreth orës 14:00, në plazhin e Potamit, shtetasi A. T., duke drejtuar një mjet lundrues tip skaf, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit lundrues dhe për pasojë mjeti lundrues ka goditur një fëmijë rreth 5 vjeç, i cili për shkak të dëmtimeve ka ndërruar jetë në vendngjarje. Drejtuesi i mjetit lundrues është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Himarë dhe po kryhen procedurat për arrestimin e tij. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes“, njofton policia.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI