Programi i Rilindjes Urbane, përmes investimeve në infrastrukturë, çdo ditë e më shumë po i rikthen qytetet e vendit në qytete dinjitoze dhe me standarde për qytetarët, por dhe për vizitorët që vijnë në vendin tonë.
Kryeministri Edi Rama, ndau sot në rrjete sociale një fotoalbum nga kantieri i punimeve që po vijon, në kuadër të Programit të Rilindjes Urbane, në zemër të Derviçanit, bashkia Dropull, në qarkun Gjirokastër.
Rama theksoi se qendra e Derviçanit do të mbajë emrin e Konstandinos Mitsotakis.
“Kantieri i Rilindjes Urbane në zemër të Derviçanit, qendrës së bashkisë së Dropullit, e cila do të mbajë emrin e Konstandinos Mitsotakis, kryeministrit të parë grek që vizitoi minoritetin pas rënies së komunizmit”, shkroi Rama.///









ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI