SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Qeveria miraton hartën e re gjyqësore

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja deklaroi se qeveria ka miratuar sot hartën e re gjyqësore.

Në një deklaratë për mediet, Manja u shpreh se “Shqipëria, me hyrjen në fuqi të kësaj harte, do të ketë 13 Gjykata të Shkallës së Parë të juridiksionit të përgjithshëm, 1 Gjykatë Apeli me juridiksion të përgjithshëm dhe dy Gjykata Administrative të Shkallës së Parë”, tha Manja. Sipas tij, miratimi i hartës së re gjyqësore është një hap i rëndësishëm në zbatimin e Reformës në Drejtësi.

“Harta e re gjyqësore është bashkëpropozim i Këshillit të Lartë Gjyqësorë dhe i Ministrisë së Drejtësisë. Është produkt i një grupi ekspertësh të Këshillit të Lartë Gjyqësor, asistuar nga ekspertë të Këshillit të Evropës por dhe nga ekspertë të tjerë ndërkombëtarë. Është një punë e shkëlqyer trevjeçare, e cila u finalizuar sot me miratimin e hartës gjyqësore në qeveri”, tha ministri.

Ai sqaroi se në gjykatat që do të mbyllen nuk do të cenohet asnjë shërbim gjyqësor.

“Qytetarët do t’i marrin të gjitha shërbimet gjyqësore në strukturat ekzistuese të gjykatave. Po ashtu implementimi i hartës do të bëhet me faza. Më 1 shkurt do të bëhet implementimi i Gjykatës së Apelit në një gjykatë në Tiranë. Më 1 maj do jetë Gjykata e juridiksionit të përgjithshëm dhe më 1 korrik do jenë Gjykata Administrative të Shkallës së Parë. Harta e re gjyqësore ka disa risi: do të standardizojë kohën e dhënies së vendimit, do të bëjë një ndarje të drejtë te gjyqtarët; do uli kostot e drejtësisë; do kemi një short real të shpërndarjes së çështjeve tek gjyqtarët. Gjithsesi ajo që kemi sfidë me implementimin e hartës është që kjo fazë tranzitore e hartës, së bashku me KLGJ, ne do ta shfrytëzojmë si një periudhë ligjore të qytetarëve. Harta e re gjyqësore lë hapësirë që me rishikimin e numrit të gjyqtarëve nga KLGJ të shihet mundësia në të ardhmen e hapjes së degëve të gjykatave, siç e përcakton ligji”, tha Manja.///

error: