Shqiptarët shkëlqejnë me solidaritetin e tyre. Edhe bizneset e mëdha kanë dhënë ndihmën e tyre për qytetarët të cilët presin në radhë për të kaluar kufirin e Kakavijës.
Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, ka bërë të ditur se bizneset që tregtojnë ushqime në Gjirokastër janë solidarizuar me bashkëatdhetarët në Kakavijë.
“Si në çdo situatë të vështirë, edhe kësaj radhe shqiptarët shkëlqejnë me solidaritetin e tyre”,- thekson Xhaçka.
“Operacionit për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve në Kakavijë, i janë bashkuar edhe bizneset e mëdha në Gjirokastër që prodhojnë apo tregtojnë produkte ushqimore”,- tha Xhaçka. ///
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi