– Milo Gjukanoviç, presidenti malazez, njoftoi sot se ka emëruar Dritan Abazoviç, kreun e Lëvizjes Qytetare (URA) dhe zëvendëskryeministër, si kryeministrin e vendit.
Të dy u takuan më herët gjatë ditës së sotme, ndërsa Gjukanoviç përfundoi konsultimet me partitë parlamentare të hënën.
“Përfaqësuesit e URA dhe partnerët e tyre politikë më bindën se kanë shumicën në Parlament për të formuar qeverinë e 43-të të Malit të Zi. Prandaj, vendosa të emëroj Abazoviç, udhëheqësin e URA-s”, tha Gjukanoviç në një deklaratë.///
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi