SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Rama – Berishës: Ju e furnizuat Millosheviçin, nuk i shpëtoni dot historisë

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në Kuvend se “sa herë që flitet për Kosovës, zgjohen të gjithë gogolat”.

Gjatë fjalës së tij, Rama tha se opozita e harroi oqeanin, ndërsa shtoi se do të harrojë edhe Adriatikun.

Në replikë me ish-kryeministrin Berisha, Rama i kujtoi shpalljen “non grata”, duke shtuar se historisë nuk i shpëton dot.

“Ka një bilanc PS në raport me interesin kombëtar. Nga dita një, absolut! Bilanci i asaj që quhet PD, që është një tufë varkash druri, që vini këtu dhe ju gënjen mendja që përballeni me një anije. Një tufë varkash me lopata jeni. Oqeanin e harruat disa dhe tani do harroni dhe Gjibraltarin disa. Shumë shpejt do harroni dhe Adriatikun. Mbani mend fjalët e mia, se mua më dalin fjalët. Cili dinjitet dhe sovranitet mbroni ju? Kur ju e keni thikën në gojë, sa herë që duhet t’ia ngulni Kosovës.

Me thikën tuaj e keni përcjellë Presidentin në detyrë të Kosovës për në Hagë. Historia tregon se ju e furnizuat Sllobodan Milosheviçin. Aaa, ajo ka ikur? Ajo nuk ikën kurrë. Historia doli përpara. Thotë: je i padëshirueshëm, non-grata. Mbaroi historia jote tani, ik tani. Çoi naftë Milosheviçit atje, bëje Hashim Thaçim terrorist. Kush ia çoi? Futu andej dhe kthe Shqipërinë në pronë private. Historia është më e fortë se ty. Vijmë te Dick Marty dhe raporti për qeniet njerëzore dhe del historia përpara. Si nisi kjo punë? Nga nisi? Nga Kremlini dhe na e votuan këta. Asnjë fjalë për Dick Marty-n, për Thaçin dhe trafikun e qenieve njerëzore. Ça krenarie keni ju për luftën, nëse nuk keni kurajo që të respektoni Hashim Thaçin? Ne duhet të ngrihemi në këmbë sa i përmendet emri Thaçit. Për ça jeni krenarë ju, për Bacën Adem? Hajdeni mbrojeni këtu. Ju jeni gati të shkoni në Këshillin e Europës dhe të thoni: Shqiptarët janë mafia, dhe ju përpiqeni ta shpëtoni. Ju jeni të padëshirueshëm. Jo për Sllobodanin, që edhe sot rrotullohet në varr nga kënaqësia. Për çfarë tjetër? Nga SHBA. Së shpejti vjen gjëja, afrohet te Gadishulli i madh Britanik dhe ku do rrini të luftoni këtu, për ça? Për të përdorur sovranitetin dhe flamurin e Shqipërisë si gjethe fiku, apo të mbuloni organin kryesor të mëkatit që e keni në trupin tuaj. Kjo është historia. Që mos të vazhdoj unë me çështjen e organeve, faleminderit shumë!” – tha Rama.///

error: