Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku deklaroi se aeroportit të Vlorës po ndërtohet në një zonë të mbrojtur.G jatë një interpelance me ministren e Mjedisit dhe Turizmit, Tabaku, theksoi se ndërtimi i aeroportit po kryhet në ligatinën e Nartë-Vjosës në një zonë të mbrojtur që prej vitit 2004.
“Historia e aeroportit të Vlorës dhe zonës së mbrojtur që nga viti 2004, e konsideruar si peizazh natyror, nisi 4 vite më parë kur qeveria Rama paraqiti në Kuvend një projektligj për ndërtimin e një aeroporti. Në 24 janar ky projektligj u shndërrua në ligj vetëm me votat e mazhorancës, me procedurë të përshpejtuar dhe nuk u bë kurrë transparente arsyeja e një vendimi të tillë”, tha ajo.
Tabaku shtoi se, vlen të theksohet se ky projektligj nuk është shqyrtua nga Komisioni Parlamentar i Komisionit Evropian që është përgjegjës për përafrimin e legjislacionit shqiptar me legjislacionin e BE-së.
“Në shator të viti 2018 grupi parlamentar i PD-së i ka dërguar një letër Komisionit Evropian në lidhje me këtë çështje pavarësisht se ligji u miratua gara u shty disa herë, ndërkohë që nënkontraktori u tërhoq. Ndërkohë që qeveria e kishte ndarë mendjen që aty në zonën e mbrojtur dhe në Ligatinën e Nartë-Vjosës do të duhet të ndërtohej një aeroport dhe e dha përsëri nga puna për ta vënë këtë zonë me koncesion në fakt, siç po japin me koncesion, parqe, pasuri natyrore, Butrintin dhe Amfiteatrin e Durrësit”, tha Tabaku.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI