“Denonco Kadastrën” është hapësira në platformën “Shqiperiaqeduam.al”, pjesë e revolucionit dixhital që do të zgjidhë më në fund hallet e qytetarëve me këtë shërbim.
Kryeministri Edi Rama prezantoi sot shërbimin e ri që ofrohet në platformën “Shqiperiaqeduam.al”.
“Revolucioni Digjital i Kadastrës, që brenda këtij mandati do të zgjidhë më në fund hallet e qytetarëve me këtë shërbim, falë përfundimit të inventarizimit digjital të pronave dhe mbylljes definitive të sporteleve, duhet të shoqërohet në ndërkohë me rritjen e presionit antikorrupsion mbi Kadastrën”, thekson Rama.
Kreu i qeverisë shprehet se “dritarja e re “Denonco Kadastrën” tek Shqiperiaqeduam.al do të lidhë në kohë reale çdo ankues me ministrin e Drejtësisë dhe rrjetin antikorrupsion të Ministrisë së Drejtësisë”.
Nëse një zyrë e Kadastrës pengon, vonon, bllokon qytetarët për zgjidhjen e problemit të tyre tashmë ata do të shkruajnë në dritaren e re “Denonco Kadastrën” tek Shqiperiaqeduam.al
Kjo hapësirë e re administrohet nga rrjeti antikorrupsion i Ministrisë së Drejtësisë.
“Shqipëria që duam” është një platformë e hapur komunikimi dhe ndërveprimi me qytetarët, e cila do të shërbejë për ti dëgjuar ata në kohë reale për çështje të aktualitetit politik e qeverisës; për të diskutuar reforma e masa të rëndësishme, duke mundësuar ndikimin e qytetarëve mbi politikat qeverisëse në çdo sektor apo mbi ecurinë e punës së çdo ministrie e institucioni shtetëror; për të luftuar korrupsionin.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI