Kryeministri Edi Rama ndau sot një thënie të një prej shkrimtarëve modernë të shekullit të XX, njëherësh themelues i teatrit absurd, Samuel Beckett.
“Thënie e ditës. Sipas meje aty brenda kanë qenë gjithnjë dy të marrë, njeri që nuk do asgjë më shumë se sa të rrijë aty ku është dhe tjetri që e gënjen mendja se jeta e tij, pak më tutje, do të bëhet një çikë më pak e hidhur”, citon Rama Samuel Beckett.
Samuel Beckett (lindi më 13 prill 1906- u nda nga jeta më 22 dhjetor 1989) ishte një shkrimtar irlandez, dramaturg, skenarist, drejtor teatri, poet, i cili pjesën më të madhe të jetës së tij e kaloi në Paris. Ai ka shkruar në të dyja gjuhët: frëngjisht dhe anglisht. Beckett është ndër shkrimtarët më me ndikim të shekullit XX.
Vepra e Beckett-it na sjell një këndvështrim tragjikomik të ekzistencës njerëzore, shpesh herë të shoqëruar me një komedi të zezë dhe humor vrasës, dhe në fundin e karrierës së tij si shkrimtar bëhet në mënyrë rritëse minimalist.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI