Eshte përkujtuarne Aliko te Bashkise Finiq 31-vjetori i rënies së katër Martirëve te Demokracisë -di dhe “Dita e Rezistencës kunder diktatures komuniste”

Ne nje ceremoni zyrtare ku moren pjese dhjetra autoritete vendore, politikane, ligjvenes dhe qindra banore, ne Aliko u kerkujtuan si cdo vit me 12 Dhjetor figurat e katër të rinjte guximtare, te vrare ne kufirin ndershtetror ne perpjekje per te gjetur lirine e munguar, sot . “Dëshmorë të Demokracisë”: Vangjel Mitro,Thanas Koçi, Thimjo Masho dhe 16-vjeçari Ajdhoni Raftis.

Ne kete ceremoni, pervec kryebashkiakut Kristo Kiço, deputeteve Anila Denaj, dhe Niko Kuri ishte i pranishem dhe pershendeti gjithashtu edhe Konsulli i Përgjithshëm i Greqisë në Gjirokastër , Dimitrios Sacharidis, deputeti i Thesprotisë (Greqi), Vassilios Giogiakas, zyrtaret e bashkisë së Igumenicës (Greqi), Ioannis Lolos dhe Mihalis Gjikas, Kryetarja e Komitetit Shtetëror për Minoritetet në Tiranë , Konstadina Bezhani, kreu i degës se OMONIA-s ne Himarë Fredi Beleri ,etj.


Pas meshës përkujtimore në kujtim të katër Martireve te Demokracise në kishën Shën Varvara, unë sheshin qëndror “Qipro” prane monumentit të “Dëshmorëve të Demokracisë”, u mbajten disa ligjerata nga disa autoritete vendore dhe politik si: administratorja e NjA Alikos Eleni Pappa e cila rikujtoi momente të ngjarjeve të 12 dhjetorit 1990 ku mizoria e sistemit në ikje kulmoi në ekzekutimin e katër të rinjve qe do të pasonte me revolten e parë kundër regjimit tiranik të kohës.
Pjese e aktiviteteve kushtuar Martireve te Demokracie ishin edhe recitimet nga nxënësit e shkollës së Alikos si dhe homazhet me vendosjen e kurorave ,etj,
Vangjel Mitro,Thanas Koçi, Thimjo Masho dhe 16-vjeçari Ajdhoni Raftis, u shpallen “Martire te Demokracie” me nje Dekret te posaçem te ish Presidentit te Republikes, Sali Berisha..
//SARANDANEWS.AL///.
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI