Plani i Menaxhimit për Parkun Kombëtar të Vjosës është gati për t’u konsultuar në publik.
Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se ky është një hap i rëndësishëm në mbrojtjen e lumit të Vjosës.
“Hedhim një tjetër hap të rëndësishëm në mbrojtjen e lumit të Vjosës, i fundmi lum i egër në Europë, ku tanimë është hartuar Plani i Menaxhimit për Parkun Kombëtar si një punë e kujdesshme dhe intensive nga Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura dhe ekspertët ndërkombëtarë të IUCN, duke qenë gati për t’u konsultuar në publik”, theksoi Rama në një reagim në rrjetet sociale.
Kryeministri nënvizoi se, “është radha e komuniteteve lokale, atyre që jetojnë aty e do t’i gëzojnë të parët frytet e parkut të ri, të bashkojnë zërin në planin për menaxhimin të Vjosës, e cila mbrohet si Park Kombëtar në 480 km vijë lumorë, në 12.000 hektarë sipërfaqe, me të tre degët e saj, nga hyrja në territorin e Shqipërisë e deri në grykëderdhje … e për të gjithë ata që i fryjnë një tymi pa zjarr se grykëderdhja e Vjosës është lënë jashtë kufijve të mbrojtjes, e kundërta është e vërtetë, se është dyfish Zonë e Mbrojtur si pjesë e Parkut Kombëtar Lumi Vjosa dhe si pjesë e Peizazhit të Mbrojtur Pishë Poro-Nartë për rëndësinë e jashtëzakonshme natyrore”.
“Dëgjesat publike për ata që dinë të dëgjojnë do të mbahen në Fier, Vlorë e Gjirokastër më 22 dhe 23 maj”, u shpreh Rama.
Më datën 22 maj, në orën 10:00 dëgjesa do të kryhet në Prefekturën Fier. Më datën 22 maj, në orën 12:30 dëgjesa do të kryhet tek Pallati i Kulturës në Vlorë. Ndërsa më datën 23 maj, në orën 11:00 dëgjesa do të kryhet në Prefekturën Gjirokastër.(Gjergji MIMA).///




ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI