Kryetari i Partisë Socialiste njëherësh Kryeministri Edi Rama në takimin e sotëm me komunitetin shqiptar në Selanik, deklaroi se, Greqia është jo thjesht një vend fqinj, por një partner i pazëvendësueshëm.
“Për Shqipërinë e sotme Greqia është jo thjesht një vend fqinj, por një partner i pazëvendësueshëm që së bashku me Italinë dhe me Turqinë, përbën njërën nga brinjët e trekëndëshit strategjik të politikës sonë të jashtme”, tha Rama.
“Ndërsa për ju shqiptarët e Greqisë, Greqia është shtëpia e juaj ku ju jeni sot, qytetarë të barabartë të Evropës, njësoj si grekët, pa asnjë dallim dhe ku peripecitë e jashtëzakonshme të integrimit tuaj të plotë në shoqërinë demokratike të këtij vendi, janë kujtime dhe histori”, iu drejtua Rama shqiptarëve që jetojnë në Greqi.
“Kujtime të trishta sa të duash, po ama në të njëjtën kohë, një histori krenarie e mishëruar në fuqinë heroike të ambicies së të gjithë prindërve që morën në krah fëmijët për të ardhur këtu për një jetë më të mirë, që qëndruan, luftuan dhe fituan vendin e tyre në këtë tokë të Evropës”, tha Rama. /Gjergji Mima)///
ME SHUME LAJME
Ksamil. Humbet jetën në aksident 20 vjeçari
FOKUS – Vështirësitë ekonomike mund të përshpejtojnë plakjen e trurit
Ksamil. Shkel perimetrin e sigurisë me mjet lundrues, duke rrezikuar pushuesit, ndëshkohet me 500 000 lekë drejtuesi i mjetit.