Kryeministri Edi Rama po mban takimin me shqiptarët në Selanik, në kuadër të turit të diasporës. Nga ky takim, kryeministri lajmëroi se do të firmoset një kontratë, përmes së cilës 8 mësuese të gjuhës shqipe do t’u mësojnë gjuhën amtarë vogëlushëve shqiptarë në Greqi.
“Do t’u qëndrojmë më pranë fëmijëve tuaj për mësimin e gjuhës shqipes. Janë në Selanik 8 nga 50 mësuesit parë të gjuhës shqipe, me të cilat ministria do lidhë kontratë pune për t’u mësuar gjuhë armëtarë vogëlushëve shqiptarë të Greqisë. Janë 8 gra”, tha Rama.
Rama foli edhe për protestën. “Në vazhdim të këtyre shfaqjeve të padëshiruara, diku këtu, rreth e rrotull, një grup fantazmash të gjalla të së shkuarës, janë angazhuar në një protestë kundër ardhjes sime për t’iu takuar ju.Me fletushka dhe me parrulla qesharake të frymëzuara nga i ashtuquajtur Vorio Epir,që kanë bërë kërcime këto ditë ndaj meje, kërcënime që më shkaktojnë keqardhje, ashtu siç me shkakton çdo sfazëm e çdokujt në Shqipëri, që ushqen. Vorio Epiri është term i vdekur me kohë dhe me vakt. Ka vdekur bashkë me çdo ëndërr. Kush e përdor akoma sot termin, kur flet për jugun e Shqipërisë, tregon pafuqinë e vet për të jetuar në shekllun e 21. Këto janë fosile për gjynahm nuik duhet të ushqejnë ndenja brenda nesh ndjenja jo miqësore. Greqia është partner i pazëvendësueshëm. Ndërsa për ju, shqiptarët e Greqisë, Greqia është shtëpia juaj. Lëndohen interesat e popukve dhe fëmijëve të këtij rajoni, që ka prodhuar më shumë hisatori, se sa ka mundur të tresë. “, theksoi ai.
Vetëm pak ditë më parë, kreu i qeverisë u takua edhe me diasporën në SHBA ku kërkoi votën për PS dhe investime në atdhe./Shqiptarja///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI