
Qeveria shqiptare së bashku me Fondacionin Amerikano-Shqiptar se fundi firmosën një marrëveshje për krijimin e 100 laboratorëve “SMART” në shkollat 9-vjeçare të vendit. Gjatë firmosjes së marrëveshjes, kryeministri Rama ju drejtua Michael Granoff, drejtori i Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, me nota ironie për çështjen e Butrintit.
Parku i Butrinti ka ngjallur debat të madh në skenën politike shqiptare kohët e fundit.
“Meqenëse kjo puna e Butrintit doli fuqishëm këtë muajin e fundit, unë doja që Michael Granoff, i cili është edhe shtetas shqiptar përveç të tjerave t’i bëja një urim publik sepse më në fund u pagëzua si i korruptuar.
Kisha shumë kohë që prisja ta merrte dhe ky këtë pagëzim, të lahej në këtë ujin e baltës dhe të pagëzohej. Kështu që Michael mirëserdhe në klubin e të korruptuarve dhe jam i sigurt që do ndihesh më mirë”, u shpreh Rama.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI