Kryeministri Edi Rama replikoi sërish ndaj drejtuesit të Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, i cili në një video u shpreh nëse e mbante mend atë filmin ku thuhet: “Je pak pusht ti, Fotaq”.
“Vallahi, Lulo, këtë Fotaqin nuk e mbakam mend, se pushtat janë fusha jote, me thënë të drejtën, pavarësisht se ti bën sikur s’kupton, kur të pyesin: Ore ҫfarë bëhet me atë Gaz Ballokumen? Unë mbaj mend Koҫin, atë Koҫin e Teto Ollgës, Lul, artistin pra, atë që e zgjodhën për dhëndër po nuk ngjiti. Ai që pastaj ngeli tek pullë në qerre duke ardhur vërdallë nëpër fshat. E mban mend apo jo?”, u shpreh Rama.
Rama u shpreh se Basha e provoi vetë të bëhej dy herë kryeministër dhe nuk ia doli.
“Ti e provove vetë mor Lul. Herën e parë e provove sa e vështirë ishte. Ma këndoje hymnin aty poshtë sa t’u bënë bulҫitë telef dhe në fund dole, desha me thënë rru e qeth, po në fakt nuk të shkon se ti rru e qeth je edhe kur të ikën berberi me pushime”, tha Rama.
Lidhur me deklaratën e Bashës se Rama i ka lënë socialistët tre herë rrugëve.
“Je i pamëshirshëm. Sinqerisht, je i pamëshirshëm. Nuk rri dot tani pa ma kujtuar që i lashë socialistët tre mandate rresht në opozitë. Apo nuk të rrihet pa ju kujtu të gjithëve që më masakorve dy herë, pastaj iu ktheve bufit e bërë telef fare, nuk i le pupël në këmbë. E mor euroatlanik, mor euroatlantik. Katil i madh je, i pamëshirshëm je. Të përshëndes! Dhe dëgjo, ndrro vrimën e fyellit se ngele në një vrimë. Më thonë njerëzit: Ore foli, foli, foli se na ndjekin o burrë, na ndjekin, po ndërroje atë vrimë o burrë. Hajde artist, hajde”, u shpreh Rama.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI