-Kryeministri Edi Rama ishte i ftuar në emisionin “Binjakët Show”, duke u bërë pjesë e një skeçi së bashku me dy vëllezërit Donald dhe Romeo Veshaj.
Xhirimet për këtë pjesë humoristike me dy vëllezërit, janë zhvilluar në qytetin e Vlorës, ku në fillim Rama shfaqet si pasagjer.
Më pas, Kryeministri i kërkon shoferit të tij, që në këtë pjesë humoristike luhej nga Donald Veshaj, që të ndërrojnë vendet dhe të marrë vet drejtimin e makinës për të shëtitur në qytetin bregdetar ndërsa kërkon që të dëgjojë dhe këngën e Dua Lipës.
Rama ndalohet nga polici Romeo Veshaj, cili në komunikim me shefin rajonit përsëriste se kishte ndaluar shefin e madh, “atë të madhin fare”.
Kryeministri i kërkon atij që ta lërë të ikë pasi do që të shohë Vlorën.
“ Aaa, për të parë Vlorën”, shprehet polici. “Po ça? Po ika unë, ju mori lumi. A jeni në terezi apo jo?”, shprehet Rama duke mbyllur këtë skeç me dy vëllezërit Veshaj.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI