Kryeministri Edi Rama çeli mbrëmjen e djeshme një ekspozitë në Athinë me punimet e tij në pikturë dhe skulpturë të titulluar “Improvizimet”, por duket se shfaqen e “vodhi” i biri. Në këtë aktivitet të rëndësishëm Rama ka qenë i shoqëruar nga bashkëshortja e tij dhe djali i vogël, Zaho, i cili edhe për shkak të moshës së tij, mori vëmendjen e të gjithëve. Fillimisht përmes fotos dallohen disa momente jo formale teksa ministri grek mban për dore djalin e kryeministrit Rama teksa ngjisin shkallët.

E më pas, duket se Dendias kujdeset posaçërisht për Zahon, ndërsa edhe kryeministri Kyriakos Mitsotakis i dedikoi vëmendjen e tij.

Pasi e pa në sallë iu afrua dhe i tha: Ti je Zaho? Kam dëgjuar shumë për ty. E më pas, bashkë me të mori një pozë me të para kamerave, ndërsa diskutime pati edhe me kryeministrin Edi Rama, të cilit i tha: Jam i lumtur që je këtu. Je këtu si artist, jo si kryeministër.
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Athinë për një vizitë disa ditore. Një ditë më parë, ai çeli ekspozitën e tij të pikturës dhe skulpturës të titulluar “Improvizimet”. Në ceremoni ishin të pranishëm kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis dhe ministri i Jashtëm Nikos Dendias. Rama shoqërohej nga bashkëshortja Linda Rama dhe djali i vogël, Zaho. Ai ekspozoi 33 punime të krijuara vitet e fundit, 15 prej të cilave të vitit 2023 si dhe disa punime porcelani.

ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi