SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Rama në Sarandë: Uji 24 orë, në fund të mandatit të 4-t!

Gjatë vizitës në Sarandë, kryeministri Edi Rama përmendi problematikat e furnizimit me ujë, si një nga shqetësimet më të mëdha për qytetarët dhe bizneset në zonë. Kryebashkiaku i Sarandës, Oltion Caçi, vuri ne dukje se situata është përmirësuar krahasuar me vitet e kaluara, por qyteti ende nuk furnizohet 24 orë në ditë me ujë.

“Furnizimi me ujë është përmirësuar ndjeshëm, kemi më shumë ujë këtë vit. Megjithatë, nuk kemi furnizim 24 orë, kjo kërkon kohë dhe investime të mëtejshme për ta arritur,” – deklaroi Caçi.

Në përgjigje, Kryeministri Rama e pranoi se furnizimi me ujë është një sfidë që nuk mund të zgjidhet menjëherë, por premtoi se gjatë mandatit të katërt qeverisës, Saranda do ta përfundojë këtë cikël problematik.

“Furnizimi me ujë 24 orë është një gjë jo e lehtë, por besoj se në fund të mandatit të katërt, qyteti do të ketë ujë 24 orë pa ndërprerje,” – u shpreh Rama.

Premtimi për ivestimin e mësipërm lidhur me furnizimin 24 ore me uje është nje premtim i vonuar në kohë por gjithsesi vjen kur Saranda po përballet me një rritje të ndjeshme të popullsisë dhe synimetpër nje zhvillim të qëndrueshëm./sarandaNews.al///

error: