SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Rama: Nga prilli zerohet tatimfitimi për pagat deri në 40 mijë lekë

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se duke nisur nga muaji prill do të zerohet taksa mbi pagat deri 40 mijë lekë dhe përgjysmohet për pagat deri 50 mijë lekë.

Rama zhvilloi sot bashkëbisedim me punonjës të kompanisë “Nela”, e njohur për prodhimin e brumërave, ku i informoi për paketën e rezistencës sociale, ndërhyrjet e qeverisë dhe efektet e krizës ndërkombëtare në ekonomi.

Kryeministri Rama u ndal në pasojat që po sjell lufta në Ukrainë.

“Jemi këtu për shkak se në këtë situatë absurde, të befasishme, të krijuar nga një luftë, e cila zhvillohet më pak se dy orë në vijë ajrore nga ne, në Evropë. Po shikojmë pasojat si të gjitha vendet e tjera te rritja e çmimeve. Ndaj kemi vendosur dje të miratojmë një paketë të rezistencës sociale, në të cilën është masa për ta futur në fuqi menjëherë, jo në qershor si] parashikohej në buxhet, heqjen e taksës mbi pagën deri në 40 mijë lekë, që do të thotë se do të keni edhe një të ardhur tjetër plus. Ata që janë me pagë 40-50 mijë do të kenë përgjysmim të tatimfitimit”, informoi Rama.

Ai vuri në dukje se paga minimale duke nisur nga muaji prill do të jetë 32 mijë lekë, ndërsa objektivi, sipas tij, është të shkojë në 40 mijë lekë në fund të këtij mandati.

“Paga minimale në Shqipëri është 30 mijë lekë dhe nga muaji prill do të rritet duke shkuar në 32 mijë lekë dhe do ta rrisim çdo vit. Ambicia është që në fund të këtij mandate të mos ketë një pagë nën 40 mijë lekë“, deklaroi Rama.

Kryeministri theksoi se me hyrjen në fuqi të këtij vendimi, 56 % e të punësuarve në vend nuk do të paguajnë tatimfitimi.

“Sot kemi 56 % të të punësuarve në Shqipëri që nuk paguajnë asnjë taksë, vetëm kontributet shoqërore dhe shëndetësore që janë edhe në nivelin më të ulët në rajon. 56% do të thotë se i japim një lehtësi njerëzve në këtë kohë të vështirë dhe do të thotë që gati gjysma e të punësuarve në Shqipëri janë me një pagë më të lartë se sa kaq”, u shpreh ai.///

error: