Kryeministri Edi Rama ka njoftuar 4 vendimet e para të qeverisë së re. Në këto 4 vendime përfshihen:
-Projektligji për administratën
-Projektligji për statusin e fëmijëve nën përkujdesjen e Republikës
– Përfshirjen në strukturat e Forcave të Armatosura të fituesve të medaljeve të Arit në Tokio 2020, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova.
–Krijimi i Agjencisë për mediat dhe informim
Rama ka dhënë lajmin e mirë për të gjithë fëmijët e mjekëve që kanë humbur jetën nga covid. Ai tha se deri në moshën 18 vjeç fëmijët do marrin rrogën e plotë të prindërit që kanë humbur.
Ai do të përfshijë në strukturat e Forcave të Armatosurra të fitueset e medaljeve të Arit në Tokio 2020, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova.
“-Sot me projektligjin platforma kthehet në një bazë kryesore zhvillimi dhe kontrolli dhe një urë e hapur komunikimi për ankesat e qytetareve. Projektigji do të garantojë veprimtarinë e administratës duke hetuar fakte lidhur me abuzimet me qytetarët.
–Projekti tjetër është projektligji për statusin e fëmijëve nën përkujdesjen e Republikës. Kjo është një masë e veçantë me një mbështetje dinjitoze për ata fëmijë prindërit e të cilëve kanë dhënë jetën në mbrojtjen e kombit. Do të përfitojnë të gjithë jetimët nën moshën 18 vjeç. Sipas kategorive do të përfitojnë edhe fëmijët prindërit e të cilëve që kanë humbur jetën nga Covid-19. Po ashtu do të përfitojnë fëmijët prindërit e të cilëve kanë humbur jetën në mbrojtjen e rendit publik, ata që janë “Dëshmor i atdheut”. Të gjithë këta fëmijë do të marrin rrogën e plotë të prindit deri në moshën 18-vjeç.
-Vendimi tjetër i rëndësishëm është vendimi për përfshirjen në strukturat e Forcave të Armatosura të fituesve të medaljeve të Arit në Tokio 2020, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova. Jemi duke punuar që në FA të krijohet një njësi special e kampionëve që meritojnë të trajtohen gjithë jetën me një status të veçantë.
–Krijimi i agjencisë për mediat dhe informim e cila bazohet në disa modele të suksesshme në Itali dhe Gjermani që garantojnë transparencën në lidhje me politikat, qëllimet apo problematikat që kanë të bëjnë me veprimtarinë e Këshillit të Ministrave. Po ashtu agjencia do të sigurojë njohjen e insititucioneve që qeverisjes qendrore. Këto janë katër vendime me një domethënie të veçantë që adresojnë në mënyrë konkrret përkushtimin e qeverisë. Që shteti shqiptar të jetë pranë të gjithë atyre që janë në nevojë duke qenë pranë hallkës më të dobët, fëmijëve jetimë. duke e çuar në një nivel tjetër transparencën tonë me median dhe publikun”- tha Rama.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI