Kryeministri Edi Rama publikoi sot pyetjen e 6 të Këshillimit Kombëtar.
“Për të ecur më shpejt e për t’u ngjitur lart, kemi nevojë të lëmë pas krahëve llogoret përçarëse të partive dhe të dëgjojmë më shumë njëri-tjetrin! Ju ftoj të gjithëve të jepni opinionin tuaj në këtë proces popullor që zhvillohet për herë të parë dhe është i hapur për çdo shqiptar, kudoqoftë jeton e banon, pavarësisht bindjeve e simpative politike, duke klikuar si vijon https://keshillimikombetar.al/”, u shpreh kryeministri Rama.
Pyetja e 6-të e Këshillimit Kombëtar ka të bëjë me lejimin e kultivimit, përpunimit dhe eksportimin e kontrolluar nga shteti të kanabisit mjekësor.
“Ka njerëz që thonë se Shqipëria duhet të lejojë kultivimin, përpunimin dhe eksportimin e kontrolluar nga shteti të kanabisit për qëllime mjekësore, pa e legalizuar për arsye përdorimi vetjak. Të tjerë thonë që kanabisi nuk duhet të lejohet as për qëllime mjekësore. Si mendoni ju?”, thuhet në pyetësor.
Në shpjegimin e pyetjes theksohet se, “kanabisi mjekësor, i cili është i ndryshëm nga kanabisi për përdorim vetjak, provohet gjerësisht nga shkenca se ka efekte kurative. Megjithatë, siç rezulton nga eksperienca e vendeve të ndryshme të rajonit, apo botës, shfrytëzimi i kontrolluar i kanabisit nga shteti ka impakt shumë pozitiv, jo vetëm në shëndetësi, por edhe në rritjen ekonomike dhe në luftën kundër shfrytëzimit të paligjshëm të kësaj bime”.
Alternativat e qytetarëve për t’u përgjigjur janë tre;
Shqipëria duhet të lejojë, kultivimin, përpunimin dhe eksportimin e kontrolluar nga shteti të kanabisit mjekësor;
Nuk kemi nevojë për këtë nismë;
Nuk di të gjykoj mbi këtë çështje.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI