Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa u shpreh sot se, vendimet gjysmake të ministres së Arsimit bien në kurriz të prindërve shqiptarë.
Zhupa theksoi se, “mbyllja e shkollave për mungesën e ngrohjes përvec se nxorri në pah dështimin në krijimin e kushteve mininale si ngrohja në shkolla por ka vënë në vështirësi prindërit”.
“Kur të dy prindërit janë në punë, lënia në shtëpi e fëmijëve pa shkuar në shkollë, i vë ata në vështirësi se kush do kujdeset për ta 3 ditë”, tha Zhupa në një reagim.
“Vendime të tilla kur merren në raste të jashtëzakonshme duhet të shoqërohen me përgjegjshmërinë e vendimeve shoqëruese. Sic është nxjerrja e në vendimi nga qeveria që njëri nga prindërit të ketë mundësi të qëndroj në shtëpi për këtë arsye dhe mos përballet me penaliteti financiare nga punëdhënësi”, shtoi Zhupa.
“Ministria e Arsimit duhet të reagojë menjëherë dhe t’i kthehet përgjegjësive që i takojnë kur merr vendime të tilla”, nënvizoi Zhupa///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI