Saranda, e ndodhur në gjirin e detit Jon dhe e konsideruar si një nga vendet më të bukura të Rivierës shqiptare po pret vizitorë të shumtë gjatë këtij sezoni.
Kryeministri Edi Rama ndau pamje nga Saranda, e cila këtë sezon është më e bukur se asnjëherë tjetër falë edhe investimeve të qeverisë në shëtitoren e re “Naim Frashëri”.
“Mirëmëngjes dhe me Sarandën që këtë sezon është më e bukur se asnjëherë tjetër, ju uroj një fundjavë të qetë”, tha Rama.
Shëtitorja e re “Naim Frashëri” është një tjetër hapësirë atraktive që i është shtuar qytetit bregdetar dhe ka qenë një nga pikat më të vizituara.
Shëtitorja “Naim Frashëri”, është një hapësirë publike shumëfunksionale dhe në shërbim të banorëve e pushuesve gjatë sezonit turistik.
Në shëtitore mbizotërojnë elementë që e ruajnë identitetin e qytetit, si për shembull porta hyrëse e Onhezmit, skulptura të realizuara nga artistë lokalë, sheshi i shatërvanit, pemët ekzistuese dhe zonat e gjelbra, pishina e hapur, etj.///ata///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI