Kryeministri, njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, në vijim të turit të falënderimeve pas zgjedhjeve vendore të 14 majit, siguroi banorët e Sarandës se do të vijojnë investimet në infrastrukturë e shërbime.
“Saranda është sot një motor i zhvillimit ekonomik të vendit dhe ne duhet të nxjerrim nga ky motor shumë më tepër, sepse ka një potencial shumë të madh. Duhet të bëjmë gjëra që njerëzit i presin prej kohësh”, tha ai.

Kryeministri theksoi se Ksamili është një nga pikat më të vizituara të Mesdheut sot por faktikisht Ksamili nuk është trajtuar akoma me të gjithë forcën.
“Kemi tanimë në planin e punës ndërhyrje të rëndësishme edhe në Ksamil për t’i dhënë edhe Ksamilit një përmasë tjetër nga pikëpamja e sistemimit dhe hapësirës e kushteve”, shtoi ai.
Po ashtu, Kryeministri kërkoi që të krijohet hapje më e madhe e partisë dhe sa më shumë njerëz të përfshihen në aktivitetin politikë.


“Duhet ta transformojmë PS-në në një komunitet të madh politik ku ka vend edhe për ata që nuk janë pjesë e PS-së”, shtoi ai.///
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi