Kryeministri Edi Rama priti sot në një takim ministrin e Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Tiranë.
Kryeministri Edi Rama u shpreh se pati një bisedë të frytshme me kryediplomatin grek.
“Me ministrin e Jashtëm të Greqisë Nikos Dendias, në një bisedë të frytshme për çështje me interes që bashkojnë popujt tanë”, u shpreh Rama në një postim në rrjetet sociale.
Edhe Dendias informoi se në takim u diskutua mbi marrëdhëniet dypalëshe, perspektivën e Shqipërisë në BE dhe zhvillimet rajonale.
“Në përfundim të vizitën time në Tiranë u takova me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Diskutimet u fokusuan në marrëdhëniet dypalëshe, perspektivën e Shqipërisë në BE dhe zhvillimet rajonale”, u shpreh ai në një postim në rrjetet sociale.
Më herët, Dendias zhvilloi një takim me ministren për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka me të cilën doli edhe në një konferencë për shtyp///
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi