Kryeministri Edi Rama priti në një takim kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis pas përfundimit të Samitit BE – Ballkani Perëndimor që u mbajt në Tiranë.
Rama ndau në rrjetet sociale momente nga vizita e Mitsotakis në Kryeministri.
“Kënaqësi takimi në Tiranë me kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis pak pas përfundimit të Samitit historik BE – Ballkani Perëndimor”, u shpreh Rama.
Në takimin bilateral Kryeministri Edi Rama bisedoi me homologun grek mbi marrëdhëniet mes dy vendeve, situatën në rajon, Shqipërinë në procesin e integrimit në BE dhe mbështetjen e Greqisë në këtë rrugëtim.
Më herët Kryeministri Rama priti në takim edhe Kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI