SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Rama: Veliajt t’i varim hudhër, mos na e marrin më sysh ata që s’bëjnë asnjë punë

Nga lagjja e re në Zall-Herr, kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer batutat për kryebashkiakun Erion Veliaj. Duke iu përgjigjur indirekt zërave të opozitës, Rama tha se Veliajt duhet t’i varin hudhër që të mos e marrin më sysh ata që nuk bëjnë asnjë punë.

“Le t’i thonë Lalit çfarë të duan ata, Lali këtu është! Duke ardhur shumë vërdallë nëpër fshatrat e Tiranës e kanë kuptuar se si t’i kthejë ata në hudhra që mos ta marrin më sysh. Prandaj është gjithmonë shumë më i buzëqeshur se unë, se unë s’e kam gjetur akoma këtë si bëhet”, tha Rama.

Kryebashkiaku Veliaj tha se pavarësisht fjalëve që thuhen, bashkia Tiranë dhe qeveria shqiptare do të vijojnë punët për ta bërë Tiranën një “Zonjë” dhe Shqipërinë moderne.///

error: