Autoriteti Rrugor Shqiptar nisi punën për mbrojtjen, rivitalizimin, gjelbërimin dhe stabilizimin e skarpateve në rrugën e re nga Ura e Kardhiqit deri në Delvinë.
Sipas ARRSH-së, realizimi i këtyre punimeve do t’i japë zgjidhje afatgjatë mbrojtjes së skarpateve dhe do të shmangë rrezikun e rënies së materialeve në trup të rrugës, duke rritur sigurinë për të gjithë drejtuesit e mjeteve.
Rruga Kardhiq–Delvinë e cila shkurton me 3 orë kohën e udhëtimit nga Tirana në Sarandë dhe është një nga projektet e paketës transformuese për ekonominë dhe turizmin e të gjithë zonës, u hap për qarkullim në 2 korrik 2022.
Ky aks siguron gjithashtu lidhjen shumë më shpejt të Gjirokastrës me bregdetin duke evituar Qafën e Muzinës.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI