Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se zgjedhjet në Shqipëri janë shprehja e vullnetit të popullit 100%.
Në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministren e Danimarkës, Mette Frederiksen, pas samitit të Komunitetit Politik Europian, i pyetur mbi raportin paraprak të OSBE/ODIHR, Rama tha se raporti përshëndeti zgjedhjet shqiptare.
“Më duhet të them që ajo çfarë cituat, janë pak fjali të një deklarate shumë më të gjatë e gjithëpërfshirëse që përshëndeti zgjedhjet shqiptare, dhe iu është referuar akuzave në raportin paraprak. Dhe raportet paraprake hartohen që të kontrollohen më tej dhe që të ballafaqohen me prova. Kështu që do të thoja që në këtë drejtim zgjedhjet në Shqipëri janë shprehja e vullnetit të popullit 100%, jo 99%. Për pjesën tjetër, çfarëdo që duhet përmirësuar, do të duhet të bëhet, pa diskutim. Këtë kemi bërë, zgjedhje pas zgjedhje. Kështu e kemi përmirësuar procesin tonë, që nuk është ende si në Danimarkë, po është më i mirë se si ishte, dhe në pajtim me standardet e OSBE/ODIHR”, deklaroi Rama.///
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi