SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Rame Lahaj, prurja e suksesshme e shkollës shqiptare të belkantos në skenat operistike botërore.

Nga Vasil Sofokli Tole/

Tenori i shquar Rame Lahaj është prurja më e fundit e suksesshme e shkollës shqiptare të belkantos në skenat e mëdha operistike botërore.

Ai ka lindur në Kosovë dhe i shkolluar muzikalisht në Shqipëri, me talentin dhe punën ka sfiduar dhe kapërcyer të gjitha pengesat e paimagjinueshme që dalin përpara, kur synon skenat muzikore më prestigjoze të operas, në Evropë, Amerikë, Rusi e deri në Australinë e largët.

Kënaqësi ta takoja sot ish studentin tim, tashmë një figurë qendrore e interpretimit operistik ndërkombëtar, krahas Ermonela Jaho, Saimir Pirgu, Gëzim Myshketa etj.

Ndër të tjera, Rame është një qytetar model, bartës i kodeve të lashta e të reja të sjelljes, modest dhe shumë i interesuar për zhvillimet e artit, kulturës dhe shkencës në Shqipëri e Kosovë. I dhurova disa nga botimet e mia, ndër to albumin me romanca vokale dhe “Kadare dhe muzika” dhe e urova përzemërsisht për sukseset e tij, e sidomos për realizimin e këngës himn “Për ty atdhe”! ///R-SR///

error: